Fier/ Policia arreston dy persona, njëri në gjendje të dehur duke i dhënë makinës dhe tjetri për dhunë ndaj bashkëshortes

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Fierit arrestuan në flagrancë shtetasin B. N., 36 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-P. C., 23 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka vjedhur materiale, në kompaninë ku punonte;

-F. Dh., 35 vjeçe, banuese në fshatin Metaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, një shtetase 50 vjeçe;

-M. M., 40 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 28 vjeç, banues në Barbullinjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike një shtetas 35 vjeç;

-shpallën në kërkim shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se i ka vjedhur kuletën, një 60-vjeçareje. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. H., 47 vjeçe dhe Xh. H., 24 vjeçe, nënë e bijë, të dyja banuese në fshatin Shën e Premte, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar 2 të afërm të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook