Helmimi i fëmijëve nga salmonela në Gramsh, dyshohet nga ushqimi i servirur nga një kompani kateringu

Alarmin për situatën e krijuar nga dyshimet për helmim masiv nga ushqimi në një nga kopshtet publike me drekë në qytetin e Gramshit e ka dhënë fillimisht  mjekja pediatre e spitalit në këtë qytet ku ishin paraqitur katër rastet e para të fëmijëve të kopshit.

Situata sipas autoriteteve është vlerësuar menjëherë. Aktualisht më Spitalin e Gramshit nuk ka asnjë fëmijë të shtruar dhe situata është normalizuar. Nga të paktën 70 mostra të marra për analiza laboratorike, janë veçuar 30 për ekzaminim dhe deri tani  vetëm një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim nga ushqim i kontaminuar me salmonelë.

Përgjigjet për analizat e fëmijëve të tjerë priten nga nesër dhe në vazhdim. Dyshimet paraprake janë se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania e shërbimit katering. Nga ana tjetër, analizat ushqimore për ushqimin e dyshuar nuk janë ende zyrtare për shkak të kohës që nevojitet. Autoritetet e Agjencisë Kombëtare të Ushqim pritet të marrin mostra të tjera dhe të kryejnë kontrolle.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook