Justin Bieber hap zemrën: “Zgjohem dhe s’di si do ndihem… vetëm Zoti më ndihmon”

Justin Bieber po kalon një periudhë reflektimi të thellë dhe nuk ka frikë ta ndajë me botën. Në disa postime të fundit në Instagram, këngëtari ka hapur zemrën për pasiguritë, fajin, frikën dhe luftën e përditshme me emocionet që shpesh e bëjnë të ndihet i zhveshur para vetes dhe të tjerëve.

“Jam një djalë i zakonshëm, me gabime dhe mangësi”, shkruan ai, duke shtuar se ndonjëherë i vjen keq për fjalët apo veprimet që, pa dashje, lëndojnë të tjerët. Ndjenjat e pasigurta, frika nga ekspozimi dhe përpjekjet për të qenë më i mirë janë kthyer në një betejë personale që ai po e kalon duke iu lutur Zotit për forcë dhe qartësi.

“Vetëm Zoti mund të më ndihmojë të largoj egoizmin nga zemra”, rrëfeu Bieber, duke pranuar se përpjekjet e tij të vetme nuk mjaftojnë.

Mes fjalëve të ndjera, fansat ndiejnë një klithmë të sinqertë për ndihmë dhe ndoshta një reflektim të thellë mbi gjithçka që po përjeton – përfshirë edhe spekulimet rreth marrëdhënies së tij me Hailey Bieber.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook