Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist nga një anë ishte Kilian Mbape, por nga tjetra ata të cilët morën lamtumirat e publikut pasi mbyllin aventurën me “los blancos”.
Kilian Mbape shënoi dy golat e kësaj ndeshje, të parin pasi shpërdori vetë një penallri, por ktheu në rrjetë pritjen e portierit kundërshtar. Ai më pas shënoi dhe të dytin pak minuat para fundit, duke çuar në 31 bilancin personal të golave në këtë edicion të La Liga, duke bërë praktikisht formalitet titullin e golashënuesit më të mirë jo vetëm në Spanjë, por edhe në Europë.
Por ndërkohë, ndeshja shërbeu edhe për t’i dhënë lamtumirën emrave që largohen nga ky klub, duke filluar nga Lukas Vazkez i cili ka fituar 5 Liga Kampionesh, për të vazhduar me Luka Modriç i cili gjithashtu largohet me 27 trofe nga “los blancos”. I fundit dhe jo më pak i rëndësishëm ishte Karlo Ançeloti, i cili ka marrë duartrokitjen e publikut për sukseset e regjistruara me këtë skuadër, të cilës i jep lamtumirën për të drejtuar Brazilin.
Goli i parë i Mbape (VIDEO)
Goli i dytë i Mbape (VIDEO)
()