VIDEO/ Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

Qazim Laçi ka mësuar me gola spektakolarë dhe një të tillë ka shënuar edhe sot, në javën e fundit të kampionatit çek të futbollit. Mesfushori i Kombëtares ka shënuar një gol me shumë vlerë në takimin mes Sparta Pragës dhe Sigma Olomuc.

Pas një sezoni ku Sparta Praga fillimisht mori pjesë në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, në javët e fundit ajo rrezikonte të mos përfaqësohej në Europë, pasi humbi plotësisht kontaktin me kreun me 4 humbje radhazi.

Edhe në takimin e sotëm ndaj Sigma Olomuc, ajo u gjend në disavantazh, me një rezultat që do bënte të mos luante as në Ligën e Konferencës. Por në minutën e 61-të, erdhi momenti i Laçit për të ndryshuar situatën. Mesfushori pa hapësirë para tij dhe nga rreth 20 metra lëshoi një gjuajtje të fortë që u ndal vetëm në trekëndëshin e portës kundërshtare.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Laçin, i cili ka dhënë edhe katër asiste në këtë sezon me skuadrën e njohur çeke.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook