Vrasja në Greqi/ Avokati i Mikel Selimajt: Arma ishte e Altin Arapajt, shkrepi në zënkë e sipër

Tre persona u arrestuan për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj, në një vresht në Rafina. Figura qendrore në këtë çështje është 46-vjeçari Mikel Selimaj, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë dyshohet se e kanë shoqëruar 46-vjeçarin dhe akuzohen për bashkëpunim.

Nikos Roussopoulos, avokati i të pandehurit 46-vjeçar, foli për “Developments Noë” në lidhje me çështjen, duke deklaruar se “është e sigurt që ata njiheshin prej vitesh. Ata ishin miq. Ata kishin konsumuar një sasi të madhe kokaine dhe për këtë arsye ne kemi kërkuar analiza gjaku dhe urine për të vërtetuar konsumin. Arma i përkiste viktimës.”

“Ajo që pretendon klienti im është se, ndërsa po shkonte ta çarmatoste, arma shkrepi, prandaj plumbi shkoi në faqe. Nëse dikush do të vrasë, nuk qëllon kurrë në faqe, por në kokë, lart në kafkë ose në gjoks. Ata u grindën, por klienti im nuk e mban mend se çfarë ndodhi. Ata nuk kishin asnjë mosmarrëveshje për asnjë shtëpi”- tha avokati i Selimajt.

Është një pronë për të cilën viktima kishte një mosmarrëveshje me një kanadez. “Nuk ka të bëjë asgjë me klientin tim,” theksoi Roussopoulos.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook