EMRI/ Tentoi të vrasë me sëpatë një person në Fier! 40-vjeçari donte të merrte autobusin e Konispolit për të shkuar në Greqi, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Shtyllas të Fierit, ku një 40-vjeçar ka tentuar të vrasë një person me sëpatë.

Autori i dyshuar, Ndue Paluca, i cili kishte bashkëpunuar me të atin për të kryer krimin, është kapur nga policia teksa tentonte të largohej drejt Greqisë me autobusin e linjës për në Konispol.

Pas një ndjekjeje intensive dhe koordinimi mes forcave të Komisariateve të Fierit dhe Sarandës, ai u ndalua dhe u vu në pranga. Ndaj tij rëndon akuza për “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Fier

Kapet duke tentuar të largohej për në shtetin Grek, autori tjetër i ngjarjes së ndodhur në fshatin Shtyllas, ku babë e bir tentuan të vrisnin shtetasin Ll. M.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të  Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier  janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Ndue Paluca, 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të  largohej për në Greqi.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook