Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë.
Francezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të Diandaga. Gjërat u vështirësuan edhe më shumë në pjesën e dytë për të besuarit e Tedeskos, pasi pësuan sërish gola. Kulibali dhe dopieta e Ngusan thelluan shifrat edhe më shumë.
Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës tonë, nuk u treguam dot konkret para portës.
Sfida tjetër e grupit Portugali-Gjermani përfundoi 2-1. Shqipëria mbyll kështu aventurën në Europian me 0 pikë.