Gjesti u shpall fitues, Rozana zbulon çfarë i tha partneri i saj pas daljes nga Big Brother

Pas përfundimit të aventurës në Big Brother VIP Albania, Rozana Radi ka ndarë disa detaje personale nga pritja që e priste jashtë shtëpisë.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, këngëtarja rrëfeu se partneri i saj e kishte ndjekur me vëmendje rrugëtimin e saj dhe i kishte shprehur mendimin e tij për disa situata të nxehta.

“Nuk duhet t’i kishe falur disa njerëz,” i kishte thënë ai. Por në të njëjtën kohë, nuk munguan edhe fjalët e ëmbla. “Ti për mua je më e mira,” i kishte thënë me admirim.

Sipas Rozanës, partneri e kishte ndjekur veçanërisht dinamikën me Gertën – një prej banoreve me të cilën kishte pasur përplasje, por edhe një përpjekje për pajtim.

Rozana kujtoi momentin kur i kërkoi Gertës të këndonin një këngë së bashku, gjë që, sipas saj, partneri e kishte vlerësuar si gjest të madh. “Më shumë e kishte me Gertën, besoj,” u shpreh ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook