Gramsh/ Publikohen analizat e fëmijëve të intoksikuar në kopsht, gazetari Osman Stafa: 4 raste me salmonelë, po hetohet kompania “Nelsa shpk”

Bëhen publike rezultatet e analizave të kryera tek dhjetëra fëmijë të kopshtit nr.1 në Gramsh të cilët u paraqitën këtë javë në spital me simptoma të rënda të helmimit.

Gazetari i New24, Osman Stafa në një raportim nga qyteti i Gramshit, u shpreh se rezultatet e analizave kanë konfirmuar se 4 fëmijë janë kontaminuar me salmonelë. Nga 70 mostra që janë dërguar, 4 kanë dalë pozitivë”, tha gazetari Stafa.

Sipas tij, autoritetet përgjegjëse të drejtësisë po hetojnë pistën kryesore që dyshohet se është shkaku i infektimit, kompania “Nelsa shpk” e cila kryen furnizimin me ushqim katering të këtij kopshti.

Mbrëmjen e djeshme, publikoi dokumentat që vërtetojnë se kjo kompani është përfituese e disa tenderave duke furnizuar me ushqim, përvec kopshteve, edhe spitalet dhe institucionet e burgjeve.

Ndaj ngjarjes së rëndë të Gramshit, prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet, teksa ka bllokuar kartelat mjekësore të fëmijëve të shtruar në spital, si dhe kanë bllokuar ushqimet në kuzhinën e kopshtit.

Prindërit e fëmijëve të kopshtit publik nr.1 në Gramsh kanë lajmëruar protestë ditën e hënë për të vendosur para përgjegjësisë shkaktarët e kësaj situate që ka tronditur opinionin publik.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook