I jepet sot lamtumira regjisorit të njohur Piro Milkani, familja lajmëron orarin e ceremonisë së përcjelljes në banesën e fundit

Përcillet sot në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës.

Familja e tij përmes një njoftimi bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet sot (25 maj) në varrezat e Sharrës në Tirane.

Nisja bëhet në orën 13.00, nga Funeral  “Alba  2000”, “Rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.

Pritjet për ngushellim do të jenë në datat 27, 28 dhe 29 Maj, pranë të njëjtës agjensi funerale, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00.

Pirro Milkani lindi më 7 nëntor 1932 në Korçë dhe studioi në Akademinë e Arteve në Pragë, një nga shkollat më të njohura të kinemasë në Evropën Lindore.

 

 

Pas kthimit në Shqipëri, ai u bë një nga pionierët e kinematografisë shqiptare dhe bashkëthemelues i Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Gjatë karrierës së tij, Milkani realizoi dhe kontribuoi në mbi 30 filma artistikë dhe dokumentarë. Ndër veprat më të njohura të tij janë filmat: “Njeriu me top”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Unë e dua Erën”, dhe “Historiani dhe kameleoni”. Ai njihej për stilin e tij realist, përmes të cilit shpaloste temat sociale, patriotike dhe njerëzore me një gjuhë filmike të veçantë.

Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes filmave që vazhdojnë të frymëzojnë dhe edukojnë edhe sot.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook