Milan mbyll sezonin e tij për t’u harruar me një fitore 2-0 në San Siro kundër Monza, e cila u rikthye në Serie B me një humbje. Ndeshja filloi me kontestimin e paralajmëruar nga Curva Sud dhe një “Go Home” të formuar si koregografi nga ultrasit e kuqezinjve.Në një atmosferë të kontestuar në Meazza aty ku Ultrasi e Curva Sud u larguan pas vetëm 15 minutash), kuqezinjtë triumfuan fitorja falë dy golave brenda dhjetë minutash lojë në pjesën e dytë: goditja me kokë e Gabbia nga një këndore në minutën e 64’ solli zhbllokimin e shifrave për ekipin e Coincecaos ndërsa më pas falë një ekzekutimi perfekt nga goditja e dënimit, ishte portugezi e Joao Felix në minutën e 74’ që solli dyfishimin e shifrave.
Megjithatë imazhi i fundit është simboli i sezonit të Milan: pavarësisht fitores 2-0, atmosfera në San Siro ishte armiqësore, me fishkëllima, për një fitore që nuk mund të fshinte një vit për të harruar. Protestat në pauzën e sfidës kur rezultati ishte ende 0-0 ishin të parashikueshme, dhe ato pas përfundimit të ndeshjes gjithashtu: ky është një sezon 2024/2025 zhgënjyes që kalon në historinë e Milan.
Tashmë me ardhjen edhe të Igli Tares në krye të “Djallit” në rolin e drejtorit sportive, teks Milan kjo verë pritet të jetë një revolucion i vërtet mes shumë largimesh dhe afrimesh. Sigurisht shumë shpejtë drejtuesit e klubit pritet të marrin vendimin fillimisht mbi trajnerin e ardhshëm e më pas të gjithë së bashku të nisin menjëherë punën në merkato për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.