Jose Mourinho nuk e ka harruar një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierë.Pikërisht tre vite pas natës historike në Tiranë, trajneri portugez ka kujtuar suksesin në Conference League me një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.
Triumfi kundër Feyenoord është special për trajnerin, pasi i solli trofeun e parë europian në historinë e klubit roman.
Mourinho ndau një foto ikonike gjatë festimit të ekipit italian, me Lorenzo Pellegrinin që shihet duke ngritur trofeun në qiell. Në foto, “Special One” shkruan: “25 maj 2022 Roma Feyenoord”.