Nicole Kidman flet rrallëherë për vajzat: “Jam shumë pranë tyre, ndajmë gjithçka”

Nicole Kidman ka ndarë disa detaje të rralla dhe prekëse për marrëdhënien me vajzat e saj, Sunday Rose, 16 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14, që i ka me bashkëshortin e saj, këngëtarin Keith Urban, 57 vjeç. Në një intervistë për kopertinën e revistës Allure, aktorja tregoi se të qenit nënë e ka ndihmuar të kuptojë më mirë edhe veten.

“Jam shumë pranë të dyjave,” tha ajo. “Ulem në shtratin e tyre dhe flasim për gjërat më intime. Kam privilegjin të jem udhërrëfyesja e tyre.”

Aktorja e Nine Perfect Strangers tha gjithashtu se marrëdhënia mes tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe hapësirë të lirë. “Nëse duan të më thonë ‘hesht’, mund ta bëjnë. Mund t’u kërkoj ndjesë. Mund t’u dal përballë. Më pëlqen shumë marrëdhënia që kemi,” u shpreh ajo.

E njohur për rolet e guximshme, nga neurokirurge në Days of Thunder te një grua e dhunuar në Big Little Lies, Nicole ka një rregull të qartë: nuk do të luajë krah bashkëshortit të saj në një film apo serial. “Jemi bashkë në jetë, nuk kemi nevojë të bëjmë edhe një shfaqje së bashku. Jeta jonë është një shfaqje,” tha ajo me humor për People.

E pyetur nëse do pranonte një rol ku të gjitha personazhet që ka luajtur ndër vite bashkohen në një projekt të vetëm, Nicole u përgjigj: “Qesharake, por jam gati! Më pëlqen të them që jam gjithmonë për lojë. Nuk e marr asgjë si të mirëqenë. Vetëm falënderoj universin.”

Aktorja zbuloi gjithashtu pse ishte kaq e entuziazmuar për t’u rikthyer në rolin e Masha-s në sezonin e dytë të Nine Perfect Strangers. “Sepse ajo është argëtuese dhe e fuqishme,” tha Nicole, duke cituar edhe kolegen Maisie Richardson-Sellers: “Masha është si një peshkaqen.”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook