Që nga dita e djeshme, në një kopsht në Gramsh u zbulua ushqim i kontaminuar, që bëri që disa fëmijë të helmohen dhe të paraqiten me urgjencë në spital.
Nga rasti në kopsht në qytetin e Gramshit, analizat konfirmuan se katër fëmijë ishin kontaminuar me salmonelë.
Vetëm pak orë pas publikimit të këtij lajmi, një tjetër raportim shqetësues mbërrin po nga Gramshi.
Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se një tjetër rast i ushqimit të kontaminuar me salmonelë është zbuluar po në Gramsh.
(Arena e Lajmit)