Sezoni u mbyll para kohe, merkatoja e Partizanit mbetet “pezull”

Kampionati Europian U-17 bëri që skuadrat shqiptare ta mbyllnin sezonin e tyre që në fillim të majit, kur në situatë të zakonshme parashikohej të ishin duke u luajtur ndeshjet më vendimtare. Aktualisht klubet shqiptare janë pushim, por kampionatet e tjera po luajnë javët e tyre të fundit, që vulosin edhe fatet e gjithë sezonit.

Ky fakt duket se ndikon direkt në merkaton e Partizanit dhe klubeve të tjera të Superiores. Partizani deri më tani është përpjekur të krijojë kontakte dhe të flasë me lojtarë të ndryshëm, por gjithçka ka mbetur pezull pasi shumica e futbollistëve janë ende në aktivitet, si dhe nën kontratë me klubet e tyre.

Me sa duket mbyllja e shpejtë e kampionatit nuk ka shërbyer për gjë tjetër, veçse për disa pushime të gjata, që mund të kthehen edhe kundër klubeve tona në kompeticionet europiane, pasi do të duhet kohë që, Partizani në këtë rast, të kapë ritmin.

Këtë herë fazat përgatitore pritet të jenë më të gjata se zakonisht dhe mbetet të shihet sesi trajnerët do ta programojnë, me qëllim për të shkuar në ndeshjet europiane në formën më të mirë. Kujtojmë se një pjesë e mirë e kundërshtarëve në atë periudhë janë në aktivitet, çka përbën avantazh për ta.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook