Shuarja e regjisorit Piro Milkani! I biri falënderon mjekët e QSUT: I shërbyen në ditët e fundit me përkushtim atij dhe çdo pacienti që ndodhej aty, na lehtësuan dhimbjen

Regjisori i njohur Piro Milkani ndërroi jetë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në kinematografinë shqiptare.

Në ditët e fundit të jetës së tij, kujdesi i mjekëve dhe infermierëve të QSUT ishte i jashtëzakonshëm, siç shprehet me mirënjohje djali i tij, Eno Milkani.

Në një postim emocionues, Eno falenderon stafin mjekësor për përkushtimin dhe humanizmin me të cilin mjekët i shërbyen jo vetëm babait të tij, por edhe çdo pacienti tjetër në spital, duke lehtësuar dhimbjet dhe shqetësimet e familjarëve në momente kaq të vështira.

Postimi i djalit të Piro Milkanit, Eno Milkani:

Piro iku. Po ne 10 ditet e fundit ata qe i ndejtën më pranë ishin doktoret dhe infermieret e spitalit ne QSUT. I sherbyen me perkushtim jo vetem atij po edhe cdo pacienti tjeter qe ndodhej aty. Doja ti perqafoja e tju puthja duart ketyre profesionisteve te cilet cdo dite lehtesojne shqetesimet dhe dhimbjet e familjareve. Shpresoj te mi lexojne keto fjale zemre se shpesh here kur nuk ua kemi nevojen duket sikur i harrojmë. Djem e vajza te rinj ne moshe, njerëzorë në komunikim dhe hyjnore ne shërbim. Ju falenderoj.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×