A deshi Rama ta djegë duke e kandiduar në Vlorë, Damian Gjiknuri: Ai eksperimentoi dhe rezultoi pozitiv

Deputeti i PS nga lista e hapur në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, i ftuar në “Log.” ka deklaruar se kandidimi i tij në Vlorë ishte një eksperiment politik nga ana e kryeministrit Rama, që sipas tij dha rezultat pozitiv.

Gjiknuri pranoi se gara ishte e vështirë, por theksoi se kontributi i tij ndikoi në marrjen e mandatit të nëntë për Partinë Socialiste në këtë qark.

“Ishte një përvojë politike dhe rezultati u dha”,  u shpreh Gjiknuri, duke komentuar vendimin e kryeministrit për ta dërguar në një zonë ku ai kishte qenë i shkëputur për katër vite.

I pyetur se si do të ishte gara e tij nëse do të kandidonte në Tiranë, Gjiknuri tha se Tirana ka hapësirë më të madhe dhe është më konkurruese.

“Në Vlorë u riktheva pas një periudhe shkëputjeje, dhe kjo e bëri më të vështirë. Por shpresoj që kontributi im me votat të ketë ndihmuar në rezultatin që arritëm,”  shtoi ai.

Damian Gjiknuri: Jam i kalitur. Nuk ka pasur orientin vote. Kryetarët e bashkive ishin neutralë.

Endri Xhafo: A deshi Rama të të djeg?

Jo, Rama eksperimentoi dhe rezultoi pozitiv. Aplikoi eksperiencën politike dhe rezultati u dha. Ndryshe nga PD që nuk pati efekti i Berishës në terren. Fushata e 12-të e imja.

Fushata individuale është e vështirë, u caktova ditën e fundit dhe kjo ma bëri të vështirë garën


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×