A do ta analizojë PD humbjen e 11 majit? Berisha: Vendimet do të merren pasi të ndërgjegjësojmë botën për farsën elektorale

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se forumet e PD do të analizojnë humbjen e 11 majit në një moment të dytë. Vëmendja e demokratëve është përqendruar te ndërgjegjësimi i Shqipërisë dhe botës për farsën elektorale, tha Berisha.

Pyetje: A ka në plan PD në nisë një analizë të brendshme…? Kur do të mblidhen forumet?

Sali Berisha: Forumet janë aktive më shumë se kurrë sot. Po merren me analizën e gjithanshme të farsës. Do të përfundojë lufta për ndërgjegjësimin e Shqipërisë dhe të gjithë botës për farsën elektorale dhe do të merren të gjitha vendimet. Të harrojë kush se mund të mashtrojë shqiptarët dhe demokratët se farsa elektorale fitohet nga opozita. Farsa elektorale nuk fitohet nga opozita. Ata që duan të prodhojnë këtë, ata injorojnë efektet e arrestimit në vitin elektoral të liderve të tre partive kryesore opozitare dhe deputetëve, injorojnë shtetin elektoral që shpërndau 100 euro për 48% të zgjedhësve, të pensionistëve, fali 200 e ca milionë euro gjoba 2 ditë para zgjedhjeve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×