Aksident në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje, humb jetën shoferi

Rrethrrotullimi i Kolonjës në autostradën Fier Lushnje, një pikë e zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me fatalitete ka marrë një tjetër jetë.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 mjeti tip Ww Golf me targa AB 789 RA del nga rruga në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe bie ne kanalin kullues. Gjen vdekjen drejtuesi një 35 vjeçar nga Tirana.

Policia ne vendngjarje ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjës dhe kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia shkencore po dokumenton ngjarjen.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt e ka përfunduar në kanalin kullues.

Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, a ishte mbytje apo vdekje nga përplasja në aksident.

Trupi i viktimës është përcjellë në morgun e Lushnjës.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×