Aksident i rëndë në Minierën e Katjelit. Gazetari i News24, Fatmir Popja, raporton se nga burime jozyrtare mësohet se ka humbur jetën minatori Sajmir Bego, 58-vjeç. Sipas informacionit nga terreni, viktima është kryetar i sindikatës së minatorëve.
Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Burime nga vendngjarja thonë se në minierë ka patur një shembje te galerisë.