Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në fjalimin e falënderimit të të gjithë kandidatëve në zgjedhjet e 11 majit, ironizoi Aleancën për Shqipërinë Madhështore, në veçanti Jozefina Topallin, që çoi në humbjen dhe fitoren e PS.
Rama pohoi se PS e nisi punën që herët dhe punoi me shumë seriozitet, si në votën e Diasporës, ashtu dhe në vend, duke filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, prandaj dhe erdhi ky rezultat.
“E kemi nisur që pas fitores së zgjedhjeve të kaluar, që sollën uraganin e 11 majit. Jozefina dilte dhe thoshte për votat e Beratit nga Diaspora, ku ne morën 90%: vdiq pluralizmi. Ne e nisëm kohë më parë, krijuam një bord kombëtar për Diasporën, mblidheshim çdo të hënë, ngritëm një rrjet vullnetarësh në Greqi dhe në të gjithë Diasporën. Ndërsa Jozefina shihte filxhanin. Është faji ynë se kur ata çohen nga gjumi dhe thonë “rrush”, ne kemi mbushur “koshat”. Është faji ynë se atyre u mungojnë 200 mijë vota më pak nga zgjedhjet e kaluara.
82 mandatet i kemi këtu në Shqipëri, përjashto Vlorën ku morëm 9 mandate, pra vetëm 1 mandat nga Diaspora. PS kaloi kufirin e 50%, duke u ngjitur me katër kate. Eksperienca e deputetëve aktualë dhe energjia e të rinjve sollën këtë rezultat. Falënderoj të gjithë drejtuesit e qarqeve, që e nisën punën që nga shtatori i vitit të kaluara. Disa që kishin merakun e garës në listat e hapur, ju them se ne ishim gjithë bashkë dhe morëm rezultate, ndërsa Aleanca e Shqipërisë Madhështore ra në gropë” – u shpreh Rama.
()