“Fëmija m’u helmua në kopsht”/ Prindi në Gramsh për News 24: Ka qenë në serum për 72 orë, kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta

Një situatë alarmante ka ndodhur në Gramsh, ku disa fëmijë që frekuentojnë një kopsht publik janë helmuar, dyshohet nga ushqimi i konsumuar në institucion.

Një prind, në një prononcim për News 24, rrëfen momentet e vështira që kaloi me fëmijën e tij, i cili qëndroi në trajtim me serum për më shumë se 72 orë, duke vuajtur nga të vjella dhe diarre të shpeshta.

Dyshohet se shkaku ka qenë konsumimi i një supe pule, ndërsa prindërit kanë dalë në protestë, duke kërkuar përgjegjësi dhe masa për parandalimin e rasteve të tjera.

Prindi: Fëmija është më shumë se 72 orë në serum. Te fëmija im ka qenë rasti i pari. Pasi dolën analizat, e kemi trajtuar në shtëpi fëmijën. Fëmija kishte të vjella e diarre çdo 10 minuta. 72 orëshi ishte një tmerr. Kam binjakë dhe shyqyr që fëmija tjetër nuk u sëmur. Jemi të bindur se fëmijët janë helmuar në kopsht. Nusja thotë se kanë konsumuar supën e pulës, nga informacione jozyrtare. Kam frikë se mos përhapet sëmundja dhe fëmijën po e mbaj në banesë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×