Firmosi me kuqezinjtë, Igli Tare zyrtarizohet te Milan: Përgjegjësi e madhe

Vjen konfirmimi zyrtar. Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Klubi kuqezi ka bërë të ditur lajmin së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tare ka nënshkruar një kontratë, e parashikuar të zgjasë 2 vite.

“Kalimi në një klub si Milani është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj klubin që më besoi këtë rol.

Klubi e di vendosmërinë time të madhe dhe dëshirën time për të bërë mirë duke vënë të gjithë përvojën time në shërbim të një klubi të madh që ka objektivin absolut të rikthehet në protagonist në Itali dhe Evropë”- tha Tare. Taren e pret një punë e madhe te Milani, pas një sezoni aspak pozitiv.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×