Në Gramsh, një ngjarje e rëndë dhune tronditi komunitetin lokal, ku një 26-vjeçar u sulmua brutalisht nga një baba me dy djemtë e tij.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë shpallur në kërkim G.B., 54 vjeç, së bashku me dy djemtë e tij, A.B., 23 vjeç dhe A.B., 22 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim. Viktima u godit me grushte dhe me një send të fortë metalik, duke i shkaktuar dëmtime fizike, megjithëse aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve. Policia vijon punën për kapjen e tre personave të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.