Grevë urie në shtator? Berisha: Nuk përjashtojmë asnjë skenar! Do udhëheq gjithçka me shembullin tim personal

Kreu i PD Sali Berisha po mban një konferencë me gazetarët.

Ai nuk ka përjashtuar asnjë skenar në shtator me rinisjen e jetës politike, duke përfshirë këtu edhe grevën e urisë, një skenar i shumë përfolur së fundmi.

Berisha ka deklaruar se është i gatshëm që të udhëheqë edhe me shembullin e tij personal.

“I gatshëm të udhëheq deri në fitore. Me shembullin personal t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë. Nuk përjashtojmë asnjë variant”, tha ai.

Berisha ka vijuar duke akuzuar PS dhe kryeministrin Edi Rama se kanë vjedhur zgjedhjet, duke mos pranuar as ti quajë zgjedhje, por një farsë elektorale.

“Mund të them sot atë që kam thënë shumë herë më parë që me Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira. Kjo nuk është diçka e re, e kam thënë dhe e them me bindjen më të madhe. Ka krijuar shtet elektoral dhe zhvillon farsë elektorale. Në Durrës janë 15 mijë vota të krimit”, u shpreh ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×