“Ia bleu votat kryeministri për të poshtëruar Berishën”/ Kreu i PD flet për akuzat e Adriana Kalasë për Tabakun: Ka folur pa fakte. Deputetja demokrate bëri fushatë intensive

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë për mediat, u pyet për akuzat e Adriana Kalasë në drejtim të Jorida Tabakut. Kalaja akuzoi Tabakun se asaj “ja bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën”.

Në lidhje me këto replika, kreu demokrat Sali Berisha tha se Kalaja ka folur pa fakte. Berisha tha se Kalaja është një luftëtare e madhe e lirisë, ndërsa vlerësoi edhe Jorida Tabakun, teksa u shpreh se ajo ka bërë një fushatë intensive.

Kreu i PD Sali Berisha: Zonja Adriana Kalaja është luftëtare e vendosur. Zonja Kalaja dhe kushdo tjetër, nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri. Unë vetë kam thënë se Jorida Tabaku ka bërë një fushatë intensive.

Por, nëse Edi Rama, për Olta Xhaçkën, urdhëroi që asnjë kuti mos hapet, unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe çdo kandidat që ka dyshime se i janë bërë padrejtësi, e ftoj të marrë dokumentacionin dhe ta vërtetojë. Ne nuk jemi parti që themi, mos të hapen kutitë. Parimi ynë është që të kërkosh të drejtën tënde.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×