LIVE/ “Moment delikat, kam nevojë për të gjithë lojtarët”, Sylvinho flet në prag të sfidave me Serbinë e Letoninë: Mendojmë vetëm për futboll, të ruajmë identitetin tonë (VIDEO)

Tekniku Sylvino zbardhi listen me 27 të ftuar për dy sfidat e radhës së Kualifikueseve të Botërorit, në muajon Qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë. Ditën e sotme në prag të grumbullimit, para gazetarëve ishte i pranishëm vetë tekniku Brazilian Sylvinho.

Mister, keni thirrur 27 futbollistë për dy ndeshjet, si është gjendja e lojtarëve?

Ky është një moment delikat, pasi shumica e lojtarëve janë në përfundim, ose e kanë përfunduar sezonin. Ndaj për shkak të këtij momenti shumë specifik, na duhet të punojmë fort këto rreth 7 ditë.

Përballja me Serbinë është specifike edhe për shkak të historisë që ajo mbart, çfarë mesazhi keni për lojtarët dhe tifozët lidhur me këtë ndeshje?

Jam dakord me ju. Kemi përballë dy kundërshtarë fizik. Unë kam nevojë për të gjithë lojtarët. Duhet të përqëndrohemi vetëm në fushën e lojës. Të ruajmë identitetin tonë. E kuptoj peshën e sfidës ndaj Serbisë, por duhet të fokusohemi vetëm tek loja jonë dhe të hyjmë në fushë vetëm për të bërë lojën tonë.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×