New York fitoi 106-100 ndaj Indiana në finalen e tretë play off të Konferencës së Lindjes në NBA, duke rihapur garën për titullin kampion. Një ndeshje me rivalitet gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan për fitoren. Indiana, që fitoi dy takimet e para jashtë fushe, këtë herë zhgënjeu në fushën e saj.
Gjithsesi, Pacers pavarësisht kësaj humbje udhëheqin 2-1 serinë. Vendasit kryesuan në dy periodat e para, ndërsa njujorkezët u transformuan në 12 minutat e fundit, aty ku fituan me 16 pikë diferencë, duke përmbysur shifrat në rezultatin final.
Karl-Anthony Towns me 24 pikë e 15 rebound si dhe Jalen Brunson me 23 pikë u dalluan për nju-jorkezët. Në kahun tjetër, Tyrese Haliburton realizoi 20 pikë për Indiana, por që s’mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Indiana, aty ku vendasit do të tentojnë të thellojnë avantazhin, ndërsa New York të rivendos barazpeshën.