Gazetari Arbër Hitaj, i ftuar në emisionin Log. në News24, pohoi se denoncimet e PD-së nuk mjaftojnë për ta quajtur procesin e parregullt dhe që zgjedhjet të mos njihen.
Sipas Hitajt, e vetmja pikë e PD që shkon sinkron me raportin e OSBE/ODIHR është përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje. Megjithatë, edhe kjo, sipas Hitajt, nuk dihet se sa përqind ka ndikur në rezultatin e përgjithshëm.
“Nuk ka pasur problematikë të jashtëzakonshëm. Më tepër kishte ankesa të kandidatëve. Nuk i bën pis një rast zgjedhjet e 11 Majit.
Çdo opozitë ka pretendimet e saj, edhe pse unë nuk besoj, sepse 40% janë aktorë pjesëmarrës në zgjedhje. Që ditën e parë kur Himçi nxorri fletët në Peqin, u vërtetua se ishin fotokopje. Pastaj kemi denoncimet për Sara Milan. A mjaftojnë këto denoncime për të mos njohur zgjedhjet.
Kam lexuar raportin e OSBE, shkoni në faqen ku shkruhet: sipas asaj që thonë kandidatët, ka pasur tentativë për të blerë votën. E vetmja pikë që qëndron në raport është ajo e përdorimit të administratës. Se sa përqind ka ndikuar kjo, asnjë nuk e thotë dhe nuk e vërteton dot. Por ajo që them unë është, nëse do përsëriteshin zgjedhjet, a fiton PD? Besoj që jo. E gjitha kjo bëhet për t’i dhënë ushqim militantëve” – tha ndër të tjera Arbër Hitaj.
()