Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka folur në konferencën për shtyp, për kaosin e 10 viteve më parë, në ndeshjen ndaj Serbisë në Beograd.
“E kam parë atë që ka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem, sepse do t’i përgatisim lojtarët për të luajtur futboll 90 minuta dhe do të bëhet diferenca.
E bukura e kësaj Kombëtareje është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës, kemi edhe një lojtar shqiptar në Argjentinë”- tha Sylvinho.
Kujtojmë që kuqezinjtë do të përballen me Serbinë sërish, me datë 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.