“PD nuk arriti të marrë votën e të pakënaqurve”, avokat Redi Ramaj: Duhet një analizë për të gjithë opozitën

Avokati Redi Ramaj i ftuar në “Log.”, ka theksuar se PD i nevojitet një analizë për të kuptuar shkaqet e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ramaj tha se PD nuk arriti të përfaqësojë elektoratin e pakënaqur në zgjedhjet e fundit, ndërsa thekson se partitë e reja përfituan më shumë në këtë drejtim.

“PD nuk arriti të marrë votën e të pakënaqurve. Më shumë madje përfituan partitë e reja”, tha Ramaj.

Avokati Ramaj, komentoi edhe raportin e ODIHR-it, duke theksuar se pabarazitë në proces nuk kanë të bëjnë vetëm me kuadrin ligjor, por edhe me përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës.

“Patjetër që ka pasur presion. Dihen lidhjet familjare me administratën dhe këtë e shfrytëzon partia në pushtet”,  u shpreh ai, duke shtuar se kjo ndikon veçanërisht te votuesit e rinj, të cilët shpesh janë të pambrojtur dhe të paangazhuar politikisht.

Redi Ramaj: PD nuk arriti të marrë votën e pakënaqurve, më shumë madje morën partitë e reja. Analiza është për të gjithë opozitën.

Secila parti bën bilancin. Pabarazia e ODIHR lidhet dhe me faktin që e përmendët që mund të ketë shteti në garë.

Lidhet dhe me sistemin. Fakti që disa parti marrin prodhojnë mandat me 64 mijë vota. Ka një problem të madh, pabarazia e ODIGR lidhet dhe me këtë.

Raporti thotë nuk kishte ndërhyrje e plotë në kuadrin ligjor.

E kisha në aspektin që flasim për një pabarazi që lidhet më tepër me faktin se inaugurohet një rrugë apo  falen gjoba. Përdoren asete në periudhën e fushatës për rezultatin e zgjedhjes. Disa para për fermerët, ndikon në rezultatin.

Mendoj se në një vend si Shqipëria, që të ketë standard europian e dëmton. Këto zgjedhje, patjetër partia në pushtet është në avantazh, duke përdorur edhe makinat e qeverisë.

Patjetër që ka pasur presion, dihen lidhjet familjare me administratën dhe këtë e shfrytëzon partia në pushtet. Nuk mundet që një 20-vjeçar të jetë indiferent për të votuar.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×