PS e mbështet SPAK pa ekuivoke”, Rama: Pavarësisht gjërave që nuk shkojnë, historia na tregon se s’ka rrugë tjetër

Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së pakushtëzuar ndaj SPAK-ut, pavarësisht vështirësive dhe mangësive që ende ekzistojnë në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar në ambientet e Pallatit të Brigadave, Rama komentoi edhe një rast konkret ku shteti u detyrua të paguajë 500 mijë euro si dëmshpërblim, për një aksident rrugor të ndodhur para tetë vitesh, në një ngjarje pa pasojë për jetën ose plagosje.

“Janë të panumërt shqiptarët që presin me muaj të tërë vendimet në Apel, ndërsa ky rast u trajtua me një shpejtësi të habitshme dhe shteti u godit me këtë dëmshpërblim të madh,” deklaroi Rama, duke kritikuar sistemin gjyqësor dhe mënyrën si funksionon në disa raste.

Rama nënvizoi se sfidat nuk duhet të na çojnë në heqje dorë.

“Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë e vitit 2030. E para, të jemi mburojë e pathyeshme e institucioneve të drejtësisë, duke nisur nga SPAK, që do vazhdojmë ta mbështesim pa ekuivok,” tha ai.

Edi Rama: Sot kemi humbur një gjyq në Apel ku i kërkohet shtetit të paguajë 500 mijë euro për një përplasje me makinë para 8-vitesh në një rrugë ku ska patur as teë vdekur e as të plagosur dhe ku shoferi bashkë me shoferen kanë patur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes dhe rrezikut për jetën.

Janë të panumërt shqiptarët që presin Apelin me muaj të tërë, ky vendim është marrë me një shpejtësi të rrufeshme benda një dite dhe shteti është goditur me 500 mijë euro. As me shtetin si korrijgojmë dot gafat dhe poshtëristë që ndodhin në sallat e gjyqeve.

Ne kemi në dorë dy gjera për fatin e drejtësisë në shtetin e 2030.

E para të jemi mburojë e pathyeshme e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do vazhdojmë ta mbështesim pa ekuivok. Pavarësisht gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia nga tregon se s’ka rrugë tjetër. Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me cdo kosto dhe me trupin tënd është e vetmja rrugë.

Ne do të qëndrojmë të palëkundur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×