Tirana rinisi sot përgatitjet e fundit deri në fund të majit. Mësohet se këto ditë ndahet “shapi nga sheqeri” përsa u përket lojtarëve. Deri në fundjavë, futbollistët do të stërviten dhe më pas do të marrin pushimet.
Gjatë këtyre ditëve do të saktësohet edhe fakti se cili nga lojtarët do të qëndrojë dhe cili do të lërë bardheblutë. Të huajt kanë lënë pothuajse të gjithë kryeqytetin. Ata që nuk do të shiten, pritet të kthehen.
Pjesa tjetër do të jetë për sezonin e ri. Një tjetër problem janë shqiptarët dhe cilët do të qëndrojnë. Nga ana tjetër, gjatë këtyre ditëve, Shkëmbi ka organizuar 2 miqësore dhe pritet të bëjë edhe një tjetër për të mbajtur skuadrën në ritëm.