Rama mesazh kandidatëve të PS, humbës në garën e 11 majit: Shiheni si mundësi të re karriere në vend tjetër pune, mund të kandidoni sërish

Edi Rama: Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur. Ju siguroj se nëse do e shohin humbjen e vendit të punës si mundësi të re për një vend tjetër pune, si fitues të mandatit historik të 11 majit, atëherë jo vetëm do të jenë të dobishëm për këtë familje, por do ta pasurojnë karrierën e tyre profesionale. Dhe  nëse do të rikthehen në kuvend, do të garojnë përsëri në të ardhmen.

Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt.

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×