“Rasti i helmimit të fëmijëve mos përdoret për politikë”/ Kryetari i Bashkisë Gramsh: Ushqimet në kushte të mira higjeno-sanitare, s’i kemi bërë presion askujt

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi, u prononcua në një deklaratë për mediat lidhur me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht të qytetit.

Ai theksoi se institucionet përgjegjëse, si ISHP dhe Policia, duhet të zbulojnë shkaqet dhe, nëse ka shkelje, të merren masat e nevojshme. Sipas tij, kompania që ka fituar tenderin për furnizimin me ushqime ka kryer të gjitha analizat e nevojshme dhe ushqimet janë në kushte të mira higjeno-sanitare. Ai mohoi çdo presion dhe kërkoi që ky rast të mos përdoret për qëllime politike.

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besion Ajazi: Ta gjejnë arsyen ISHP, Policia, institucionet dhe nëse ka shkelje, të merren masat përkatëse. Kompania që ka marrë të drejtën për ushqimet në Gramsh ka fituar tenderin. Nuk ka rast të një produkti ushqimor pa fletë analize. Nuk mundet që kryetari i Bashkisë të dijë vlerën e tenderit, me këtë merren të tjera instanca. Thonë se na kanë bërë presion, të dalë njëri dhe ta thotë. Rasti i helmimit mos përdoret për politikë. S’i kemi bërë presion askujt. Ushqimet janë në kushte shumë të mirë higjeno-sanitare.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×