Real Madrid zgjodhi Xabi Alonson për të zëvendësuar Carlo Ancelottin, i larguar së fundmi nga pankina e Los Blancos. Alonso, në prezantimin e tij, ka thënë fjalët e para si trajner i Realit.
“Jam këtu për një aventurë të re dhe me shumë energji. Sot është një ditë e veçantë për mua, e cila do të mbetet e shënuar në kalendar. Ndihem sikur po rikthehem në shtëpi, sepse lidhja ime me Real Madrid ka ekzistuar gjithmonë.
Falenderoj presidentin që mendoi se isha njeriu i duhur për të udhëhequr këtë epokë të re. Është një moment i shkëlqyer për të gjithë, po ashtu edhe familjen, pa të cilët nuk do të isha këtu. Dua të flas për rolin që po marr.
Ancelotti ka pasur një ndikim të madh tek unë. Pa mësimet e tij, nuk do të isha këtu. Shpresoj të përmbush pritshmëritë.
Kemi një ekip të shkëlqyer dhe me të ardhme të ndritur. Jam i lumtur për këtë aventurë dhe i bindur se do të arrij objektivat e vendosura te Real Madrid. Dua që tifozët të jenë krenarë dhe të thonë se ekipi u pëlqen. Nëse e bëjmë këtë, do të kemi një ekip të pandalshëm”, u shpreh Alonso.