Risia e Sylvinhos ndaj Serbisë, portieri kavajas rikthehet te Kombëtarja pasi fitoi trofeun e parë në karrierë

Mario Dajsinani ishte risia e Silvinjos për ndeshjet e qershorit. Trajneri brazilian i besoi për herë të parë një ftesë, portierit që u shpall kampion me Egnatian.

Megjithatë 26-vjeçari nuk është emër i padëgjuar për kuqezinjtë. Dajsinani ka luajtur në pjesën e parë të miqësores së vitit 2022 ndaj Katarit, që u humb 1 me 0. Asokohe zëvendësohej nga Alen Sherri për pjesën e dytë.

Të dy portierët ia dolën që të spikasin me Egnatian në Superiore dhe më pas të fitojnë ftesën e Kombëtares. Dajsinani po ashtu ka luajtur katër ndeshje me Shpresat dhe një tjetër me ekipin U-19 të Shqipërisë.

Kalimin e parë në elitë, Dajsinani e pati nga Besa te Partizani në vitin 2016. Më pas Skënderbeu, Erzeni dhe Laçi përfituan shërbimet e tij. Pjesën e parë të këtij edicioni e kaloi te kurbinasit, për ta mbyllur më pas me rrogozhinasit.

Në të gjitha kompeticionet pësoi këtë edicion 36 gola, ndërsa mbajti portën e paprekur 16 herë nga 43 ndeshjet ku mori u paraqit. Për futbollistin e lindur në Kavajë, kjo është ftesa e parë nga Kombëtarja në ndeshje zyrtare.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×