Rrugorja e Tiranës bën bilancin e 1 jave: 41 arrestime/procedime dhe mbi 13,900 gjoba gjatë kontrolleve intensive

Policia Rrugore e Tiranës vijon me kontrollet intensive në akset interurbane dhe zonat e banuara për të garantuar sigurinë në rrugë dhe për të ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjatë javës së fundit, nga monitorimet e kryera me dronë, radarë dhe kamera, janë arrestuar ose proceduar 41 persona, ku 18 prej tyre për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje, janë bllokuar 46 automjete, janë pezulluar 23 leje drejtimi dhe janë shqiptuar gjithsej 13,911 masa administrative.

Në aksion është ndaluar edhe një person i kërkuar për drejtim të parregullt të automjetit. Komandanti i grupit të monitorimit, Nënkomisar Gerhard Baka, apeloi për respektimin e rregullave dhe bashkëpunim nga qytetarët.

Policia Rrugore e Tiranës

🚨🚓Vijojnë kontrollet intensive në të gjitha akset interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Monitorimet, me 📹dronë, 🚨radarë dhe 📷kamera, si dhe me 👮‍♀️👮‍♂️prani të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore.

Gjatë javës së fundit, si rezultat i monitorimit:

❌41 shtetas janë arrestuar/proceduar për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 18 prej arrestimeve, për drejtim të automjeteve në gjendje të dehur/ose pa leje;

❌46 automjete janë bllokuar;

❌janë vënë 13 911 masa administrative;

❌23 leje drejtimi janë pezulluar;

❌1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, është ndaluar.

Nga terreni, Komandanti i njërit prej grupeve të monitorimit të trafikut rrugor, Nënkomisar Gerhard Baka apeloi për përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, apeloi për drejtuesit e monopatinave elektrike, që të qarkullojnë në korsitë e detikuara për to, si dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×