Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore për të shmangur masën administrative, procedohet 38-vjeçari në Durrës

Një 38-vjeçar është proceduar nga Policia Rrugore në  Durrës pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore duke i ofruar para për të shmangur masën administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shtetasi i proceduar akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftim i Policisë:

Gjatë monitorimit të akseve rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit kanë ndaluar në rrugën “Pavarësia”, drejtuesin e një autobusi që po përdorte celularin ndërkohë që ishte në lëvizje. Në momentin e ndalimit, ai i ka ofruar para, punonjësve të Policisë, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e kryer.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×