Thashethemet për të ardhmen, Inzaghi: Flasim pas finales…

Tekniku i Interit, Inzaghi tregoi këndvështrimin e tij për thashethemet e fundit që e lidhin me një largim te Al Hilal.

“Klubi më njeh mirë. Çdo vit ka kërkesa për mua, nga Italia, jashtë vendit dhe Arabia. Në këtë moment do të ishte çmenduri të mendohej për këtë. Një ditë pas finales do të ulemi dhe do të flasim si kemi bërë gjithmonë në këto vite, me një objektiv të vetëm që është e mira e Interit.

Por nëse kushtet janë të mira, do të ecim gjithmonë përpara siç kemi bërë në këto vite. Por nuk dua të flas për të sot, është diçka që nuk ekziston”.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×