Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën: “Nuk isha më e lumtur, nuk më intereson”

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes mediatike, këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, në një intervistë për “The Dalina Show”.

Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha. Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”

Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Patris, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.

Sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur, ndërsa Tuna duket më e vendosur se kurrë për të jetuar në të vërtetën e saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×