Universiteti “Luarasi” po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke sjellë programe të reja studimi dhe mundësi reale për t’u afruar më shumë me tregun e punës. Një ndër risitë kryesore vjen nga Fakulteti i Drejtësisë, i cili sipas Dekanit Admir Belishta, është më i miri në sistemin universitar shqiptar.
I ftuar në News24, Dekani Belishta theksoi se ky fakultet ka një strukturë akademike të pasur dhe cilësore, me një staf pedagogësh që ndërthurin eksperiencat akademike dhe praktike. Fakulteti i Drejtësisë në “Luarasi” ofron një sërë programesh studimore, duke përfshirë programin e integruar të studimeve, si dhe dy mastera shkencorë. Një ndër programet më të veçanta është ai për “Sigurinë dhe Rendin Publik”, që cilësohet si pothuajse unik në sistemin universitar në vend.
Me synimin për të krijuar juristë dhe profesionistë të përgatitur për sfidat e tregut modern, Universiteti “Luarasi” po investon në cilësinë e arsimit dhe në krijimin e mundësive reale për punësim.
Admir Belishta, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luarasi”: Fakulteti i Drejtësisë është më i miri në sistemin universitar shqiptar. Ky fakultet ka një staf me ndërthurje të eksperiencave. Sot Fakulteti ofron disa programe: Programi i studimeve të integruara, ofrojmë dy programe në master shkencor, ofron master shkencor: siguria e rendi publik, që thuajse një master unik në sistemin universitar shqiptar.
(Arena e Lajmit)