Parada madhështore e Liverpoolit për të fituar titullin e 20-të të Premier Ligës u njollos nga një incident. Siç raportohet nga gazeta Liverpool Echo, një makinë goditi një “turmë këmbësorësh” në qendër të qytetit të Liverpulit gjatë festimeve të titullit.
Një makinë kaloi me shpejtësi përmes turmës në Rrugën Water, duke marrë përprara njerëzit. Skenat janë të tmerrshme, me njerëz që rrëzohen përtokë.
Megjithatë, ndërhyrja e menjëhershme e të pranishmëve dhe policisë çoi në ndalimin e makinës dhe arrestimin e menjëhershëm të shoferit.
Tifozët e “Reds” kishin shpërthyer në një festë pas fitimit të titullit.