11 maji/ Silvio Gonzato: Koha që qeveria të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore!

Ambasadori i delegacionit të BE Silvio Gonzato, ishte sot në Korçë ku ka folure mes të tjerash edhe në lidhej me zgjedhjet e 11 majit dhe gjetjet e raportit paraprak të OSBE ODIHR.

Ai ka theksuar se është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR.

 Si i sheh zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit të OSBE ODIHR?

Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kallas, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për tu futur në BE.

Standardet e zgjedhjeve?

Gonzato : Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionn Qendror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK, që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte në Korçë në kuadër të Javës së Evropës 2025.

Pas ambienteve të bashkisë  ku pati një takim me kryetarin e bashkisë së Korçës, do të vijojë vizitat në disa nga vendet kryesore kulturore të qytetit, projekte të financuara nga BE-ja dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të Javës së Evropës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×