Billie Eilish “pushton” AMA 2025 – Taylor Swift mungon, fansat zhgënjehen

Mbrëmja e “American Music Awards 2025” në Las Vegas solli një atmosferë spektakolare, me yje të mëdhenj që parakaluan në tapetin e kuq dhe morën vlerësime për sukseset e tyre muzikore. Ceremonia, e drejtuar nga Jennifer Lopez, u kthye në një festë të vërtetë për adhuruesit e muzikës.

Billie Eilish dominoi skenën duke rrëmbyer të gjitha shtatë çmimet për të cilat ishte nominuar, përfshirë ato më prestigjiozet: ‘Albumi i Vitit’ dhe ‘Artistja e Vitit’.

Lady Gaga dhe Bruno Mars u vlerësuan për bashkëpunimin e tyre “Die With A Smile”, ndërsa Kendrick Lamar, megjithëse artisti më i nominuar i mbrëmjes me 10 kandidatura, u largua vetëm me një trofe për ‘Këngën më të mirë Hip-Hop’.

Në qendër të vëmendjes ishte mungesa e Taylor Swift, e cila pritej të njoftonte albumin e ri “Reputation (Taylor’s Version)” — por pritshmëritë e fansave mbetën pezull, pasi këngëtarja nuk u shfaq.

Një natë plot fitore, surpriza dhe disa zhgënjime – AMA 2025 konfirmoi edhe njëherë se muzika nuk pushon së befasuari.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×