Deputetët i kthehen jetës parlamentare, të enjten Kuvendi në seancë plenare

Pas një shkëputje për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i kthehen jetës parlamentare.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se të enjten në orën 12:00 deputetët mblidhen në seancë plenare.

Më parë, në 10:00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet të diskutohet projekt kalendari i punimeve të Kuvendit.

Nëse nuk gjendet dakordësia, atëherë projekt kalendari dhe projekt programi kalojnë për votim në seancë.

Në Kushtetutë nuk lejohet miratimi i ligjeve 60 ditë nga mbarimi i legjislaturës aktuale dhe 60 ditë përpara mbledhjes së legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Që nga 8 korriku Kuvendi nuk duhet të mblidhet më, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×