Destinacioni ishte Durrësi, bllokohet anija tregtare në Sardenjë të Italisë: Ishte jashtë standarteve të sigurisë

Roja Bregdetare italiane ka urdhëruar ndalimin e një anije tregtare me flamur të Tuvalusë për mangësi serioze në siguri. Inspektimi u zhvillua në skelën Cocciani në portin e Olbias (Sardenjë), ku anija ishte ankoruar për të ngarkuar granit. Me një tonazh bruto prej 1,596 tonësh, anija kishte mbërritur nga Pozzallo dhe po shkonte drejt Durrësit në Shqipëri.

Gjatë inspektimit, të kryer nga inspektorët e Njësisë së Kontrollit Shtetëror Portual të Autoritetit Portual të Olbias, u vunë re “ mangësi serioze në sistemin e sigurisë nga zjarri në rast emergjence” dhe “trajnim i pamjaftueshëm i ekuipazhit mbi procedurat operative që duhen miratuar në rast zjarri në bord ”. Parregullsitë e gjetura çuan në “urdhrin e arrestit ” të njësisë, e cila u konsiderua jo në përputhje me standardet minimale të kërkuara nga legjislacioni ndërkombëtar.

Anija do të mbetet e ankoruar në Olbia derisa të rivendosen kushtet e kërkuara të sigurisë. Aktiviteti përfshihet në kuadrin e detyrimeve të vendosura nga konventat ndërkombëtare dhe nga legjislacioni komunitar, me qëllim mbrojtjen e “jetës njerëzore në det, sigurisë së lundrimit dhe mbrojtjes së mjedisit detar “.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×