“Dhjami në zonën e barkut, më i rrezikshmi”, Nikola Ndoni: Kujdes nga “pilulat magjike, dëmtojnë! Ja si të vëmë nën kontroll peshën

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” me gazetarin Klevin Muka, në News24, ishte i ftuar Nikola Ndoni, këshillues i mjekësisë holistike.

Ai foli në lidhje me peshën optimale dhe mënyrat natyrale për rënien nga pesha.

Ndoni theksoi se më e mira për trupin është një rënie graduale nga pesha, ndërsa theksoi dëmin që na vjen nga përdorimi i “pilulave magjike” për humbjen e shpejtë të peshës, duke humbur në këtë mënyrë edhe masë muskulare.

“Nuk ka nevojë të kemi peshore në shtëpi, sepse është burim stresi. Nëse një person është 172 cm për shembull, duhet të jesh plus minus 72 kilogram. Po aq, mbase edhe pak më e rrezikshme, është që të kemi më pak peshë seç duhet.
Duhet të kemi kujdes sepse kur humbim peshë me metodat e thjeshta dhe “pilulat magjike”, 40 për qind e peshës që humbim është masë muskulare. Dhe pa masë muskulare nuk kemi një jetë të shëndetshme.
Problem kemi me dhjamin e barkut, sepse është ekskluzivisht nga sheqernat dhe kortizoli, pra stresi. Nëse do të menaxhojmë këto, do ta kemi më të lehtë ta vëmë në kontroll.
Por duhet ta shohim si problem shëndetësor jo të dukjes”
, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×