Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Log.” ku i pyetur për zhvillimin më të fundit, kapjen e Dritan Gjikës në Abu Dhabi, u shpreh se Gjika është një kriminel shqiptar atipik që merret me narkotrafik por ai nuk është bosi i mafies në Ekuador. Por sipas tij, jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës.
Artan Hoxha: Dritan Gjika, shkodrani e ka nofkën, është një kriminel shqiptar atipik. Është marrë me narkotrafik. Jo çdo narkotrafikant është dhe vrasës. Ata që janë gjatë në lojë, nuk e ngatërrojnë biznesin. Kur del ai i çmenduri në Venezuelë, dhe thotë se po na prish zgjedhjet mafia shqiptare. Ky njeri është ekspozuar për lidhje politike që pati. Nuk është bosi i mafies. Kokaina sot është një nga 3 bizneset më të mëdha në planet. Gjika u fuqizua sidomos kur erdhi presidenti nga e djathta politike e Ekuadorit që ishte Ceo i bankës. Jo cdo shqiptar në Venezuelë është trafikant.
Ata që drejtojnë rrugët e kokainës nuk kanë pasaportë shqiptare. Ky personi për shkak të lidhjeve pati akses, por presidenti aktual që është sot në Venezuelë, është betuar se do të godasë komunitetin shqiptar.